Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2089
mod_vvisit_counterDje5183
mod_vvisit_counterKete jave17697
mod_vvisit_counterTe gjitha5583211

"Vllaznia B" e mbyll me 5-2 ndaj Albpetrolit. Në pritje të play off-it

Shtyp pdf

E ka mbyllur me fitore fazën e dytë të kampionatit "Vllaznia B" teksa ka mundur me rezultatin e thellë 5-2 ekipin e Albpetrolit në ndeshjen e zhvilluar në "Reshit Rusi". Ndonëse kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar të parët në avantazh, kuqeblutë kanë arritur të përmbysin shifrat. Fillimisht ka barazuar Ruqi dhe më pas Djepaxhia ka kaluar në avantazh ekipin e tij duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 2-1. Në fillimin e pjesës së dytë do ishte sërish Ruqi ai që do të shënonte golin e tretë ndërsa pak minuta më vonë, do të vinte edhe goli i katërt me autor Kushin.Albpetroli do të shënonte edhe një gol të dytë por që nuk do t'i mjaftonte për asgjë sepse sulmuesi Miloti do të shënonte edhe golin e pestë për Vllazninë dhe të fundit të kësaj ndeshje. Në këtë mënyrë, "Vllaznia B" e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë në renditje në grupin A me 53 pikë të grumbulluara, me 17 fitore të arritura, 2 barazime dhe 5 humbje ndërkohë që golaverazhi i saj është 53-24. Me këto rezultate, ekipi i dytë i klubit tonë ka fituar të drejtën për t'u ndeshur në play-off me skuadrën e parafundit të grupit B të kategorisë së parë, ekip që ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë, Elbasani apo Sopoti. Me këtë kundërshtar, kuqeblutë do të zhvillojnë një ndeshje të vetme në fushë asnjanëse dhe në rast fitoreje, ata do të ngjiten një kategori më lart. Në këtë mënyrë, "Vllaznia B" duke shumë pranë kësaj arritje historike për të sepse nga kategoria e tretë ku kanë marrë sezonin e kaluar, sivjet konkurroi me sukses në të dytën dhe janë shumë pranë ngjitjen edhe në të parën.

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al