Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 9 25
2 KU 9 18
3 FL 9 16
4 KA 9 15
5 LA 9 11
6 PA 9 11
7 TE 9 8
8 LU 9 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot5950
mod_vvisit_counterDje4409
mod_vvisit_counterKete jave30168
mod_vvisit_counterTe gjitha5876741

Ervis Kraja: "Vllaznia B" tani është gati për nisjen e kampionatit

Shtyp pdf

Skuadra e dytë e klubit tonë, "Vllaznia B" vijon me përgatitjet për kampionatin e ri ku siç dihet në këtë sezon do të marrë pjesë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Në kuadër të këtyre përgatitjeve, ajo ka zhvilluar disa ndeshje miqësore. E rradhës ka qenë ajo që ka zhvilluar ditën e sotme me ekipin U-19 dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin 2-1. Për kuqeblutë e trajnerit Kraja kanë shënuar në pjesën e parë Balaj pikërisht në minutën e 35-të ndërsa në të 70-tën ka shënuar Hajdari ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, të rinjtë shkodranë kanë shënuar golin e vetëm për ta. "Vllaznia B" ka luajtur në këtë ndeshje me këtë formacion: Në portë ka qenë Vjerdha ndërsa në mbrojtje kanë luajtur Ruqi, Kukaj, A. Hoxhaj dhe Doda. Sakaq në repartin e mesfushës janë aktivizuar Dema, Hajdari, Balaj, dhe Bega ndërsa në sulm kanë luajtur Djepaxhia dhe Dibra. Kanë munguar në këtë takim për probleme dëmtimesh Erkoçeviq, Kola e Tula. Sakaq në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe E.Hasani, K.Hoxha, Prençi, Kushi, Kaçubela dhe A.Hasani. Pas kësaj miqësoreje, "Vllaznia B" ditën e premte do të luajë miqësoren e rradhës po në Shkodër, por këtë herë ndaj Besës së Kavajës. Duke folur në lidhje me këto miqësore, trajneri Kraja është shprehur: "Këto ndeshje miqësore po na ndihmojnë për të fiksuar formacionin e parë me të cilin do të luajmë në kampionat. Ekipi është gjithnjë në rritje, grupi po funksionon shumë mirë dhe ndërthurja e lojtarëve me përvojë me ata më të rinj ka shkuar në mënyrën e duhur. Besoj se Vllaznia B do të bëjë një paraqitje të mirë në kampionatin që fillon javën e ardhshme".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al