Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2129
mod_vvisit_counterDje5183
mod_vvisit_counterKete jave17737
mod_vvisit_counterTe gjitha5583251

Vucaj: Objektivi i Vllaznisë është vlerësimi maksimal i çdo ndeshje

Shtyp pdf

Mesfushori Erjon Vucaj është i kënaqur që Vllaznia e nisi me fitore kampionatin e ri. Sipas tij, ky trepikësh do ta ndihmojë skuadrën për vazhdimësinë por bën rritje për të mos kaluar në eufori por për vlerësim maksimal të çdo ndeshje. "Jam shumë I kënaqur pasi e filluam mbarë jo vetëm me tre pikë, por edhe me një lojë të bukur. Ta fillosh mbarë një sezon është për më tepër edhe një aspekt pozitiv në rritjen psikologjike të skuadrës. Marrja e tre pikëve rrit edhe moralin për takimet e tjera. Për t'u vlerësuar janë që të gjithë ekipet. Ne duhet që të vlerësojmë që të gjithë ekipet njëlloj. Nuk ka mbivlerësime dhe mbivlerësime të tyre. Ne duhet të vlerësojmë veten"- ka thënë ai. Vucaj nuk e ka mendjen tek ndeshja e së dielës me Teutën por tek sfida e nesërme për kupë me Kastriotin dhe për këtë shton: Ne nuk e kemi mendjen tek Teuta. Ndeshjen e radhës e kemi me Kastriotin për Kupë. Pasi ta kryjmë këtë të mendojmë për takimin me Teutën. Duhet t'i marrim ndeshjet një e nga një. Tifozët kanë pretendime të tjera nga ne në këtë vit. Por ne të pakten si familje kuqeblu që jemi, nuk kemi asnjë objektiv, jo Kupa të Europës, jo të shpëtojmë nga kategoria. Ne duhet vetëm që të marrin gjithë ndeshjet me radhë. Të japim maksimumin e të kërkojmë maksimumin. Të tjerat pastaj me radhë. Kemi nevojë edhe për tifozët, por për më tepër ekipi I Vllaznisë sepse nëse ka mbështetjen e tyre do të jetë edhe një shtysë dhe një plus më i madh. Kjo u pa në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar me Tiranën. Ishin ato tifozë që dhanë pa asnjë diskutim mbështetjen e tyre që Vllaznia të jetë në kategorisë superiore. Ne kemi nevojë për ta". Në pamje të parë me mesfushën aktuale që ka, skuadra shkodrane duket shumë e bukur në lojë. Por vetë Vucaj mendon ndryshe kur thotë: "Vllaznia gjithmonë ka qenë e bukur. Thjesht ndoshta mund të ketë qenë një problem psikologjik tek futbollistët. Mjafton t'i referohemi ndeshjeve të sezonit të kaluar kur ata kanë zhvilluar ndeshje shumë të bukura, si me Skënderbeun ashtu edhe me Kukësin e Partizanin. Sportistët në momente të caktuara nuk kanë ditur të shprehen ashtu si duhet dhe unë shpresoj që këtë vit të jetë më ndryshe". Ndërkohë, pyetja tjetër ka qenë ajo nëse është i lumtur me këtë rikthim tek Vllaznia dhe përgjigja e Vucajt ka qenë e tillë: "Besoj se është kënaqësi e madhe jo vetëm për mua, por edhe për çdo shkodran tjetër, madje do të thosha edhe për çdo shqiptar sepse nuk është gjë e vogël që të jesh pjesë e Vllaznisë. Unë do ta quaja privilegj veshjen e fanellës së kësaj skuadre për çdo futbollist".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al