Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 7 16
3 LA 7 10
4 FL 6 9
5 KA 6 9
6 PA 6 8
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 7 5
10 LU 7 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot6653
mod_vvisit_counterDje5139
mod_vvisit_counterKete jave46209
mod_vvisit_counterTe gjitha5747159

Vllaznia mundet 0-2 në Laç në javën e katërt të kampionatit

Shtyp pdf

Skuadra shkodrane e ka humbur ndeshjen e javës së katërt të kampionat teksa është mundur 0-2 në Laç ndaj skuadrës vendase.Vllaznia e ka nisur ndeshjen me të njëjtin formacion si një javë më parë në Gjitokastër dhe në fakt, minutat e para flasin për të. Në minutën e pestë Ribaj ka mundësi të rrezikojë portën vendase por nxitohet. Të njëjtën gjë bëjnë më pas edhe Çinari e Pjeshka. Por atë që se bëjnë shkodranët, do ta bënin vendasit. Në minutën e 21-të, Xhixha përfiton një top të mbetur në zonë dhe përballë Selimajt është i saktë në gjuajtje duke e dërguar topin në rrjetë. Vetëm kaq ka bërë Laçi në pjesën e parë ndërkohë që në minutat e fundit të saj janë tre raste të njëpasnjëshme të Vllaznisë me anë të Hasanit, Ribajt dhe Likës por pa rezultat. Kjo pjesë do të mbyllej 1-0 për kurbinasit. E dyta do niste mirë për kuqeblutë që në 10 minutat e para kontrollojnë lojën por në minutën e 58-të, Selimaj gabon në një grushtim duke e përplasur topin në trupin e Pjeshkës dhe ai do të perfundonte në rrjetë. Një gol i papritur qe do prishte planet e Vllaznisë e cila në minutat e mbetura e ka të vështirë të dalë në lojën e saj ndonëse në fushë do jenë edhe Tafili,Vucaj e Kalaja. Minutat do kalonin dhe kuqeblutë nuk arrijnë të shënojnë dot. Përfundimisht 2-0 për Laçin ndërkohë që Vllaznia pëson humbjen e dytë në katër ndeshje duke mbetur kështu në kuotën e katër pikëve.

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al