Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot82
mod_vvisit_counterDje8101
mod_vvisit_counterKete jave27919
mod_vvisit_counterTe gjitha7255668

Vllaznia "ndëshkohet" në fund. Vetëm barazim 1-1 ndaj Flamurtarit

Shtyp pdf

Vllaznia ishte shumë afër fitores në Vlorë, por vetëm në sekondat e fundit Flamurtari shënoi me anë të afrikanit Camara duke i hequr mundësinë shkodranëve të ktheheshin me tre pikë. Ndeshja ishte me dy tablo, në pjesën e parë dominuan vendasit, ndërsa në të dytën të besuarit e Gjokës luajnë më mirë, ndërsa Vucaj humbi edhe një penallti. Pas një aksioni të rrezikshëm Çinari fitoi një 11-metërsh, të cilën e merr përsipër Vucaj. Mesfushori kishte rastin më të mirë për të kaluar kuqeblutë në avantazh, por shkodrani gabon dhe Nurkoviç e pret topin.
Në minutat e mbetura Vllaznia e kërkon më tepër golin dhe këtë herë është Lika, që provon me një gjuajtje të fuqishme nga hyrja e zonës, por Nurkoviç i thotë jo golit.Vllaznia pak para fundit ‘shokon’ vendasit duke kaluar në avantazh me anë të fierakut Andi Ribaj, që pas një kundërsulmi të shpejtë mposhti portierin Nurkoviç. Në fund shkodranët i do edhe fati, pasi vendasit i ndal sërish traversa pas një goditjeje të Juffo.Gjithsesi në minutën e fundit të shtesës Camara befason portierin Sherri me një goditje të fuqishme nga hyrja e zonës. Pëfundimisht barazim 1-1 dhe shkodranët duhet të jenë të kënaqur edhe me pikën e marrë në këtë ndeshje shumë të vështirë.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al